Gjuriq tregon detaje nga biseda me Chollet: Më tha se ShBA-ja e ka seriozisht formimin e Asociacionit

Aktuale

Gjuriq tregon detaje nga biseda me Chollet: Më tha se ShBA-ja e ka seriozisht formimin e Asociacionit

Më: 12 prill 2023 Në ora: 10:35
Ambasadori i Serbisë në Beograd, Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në Beograd, Marko Gjuriq ka thënë se këshilltari special në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e synojnë të ndërmarrin hapa seriozë drejt formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Gjuriq në një intervistë për “Euronews Serbia” ka thënë se javën e kaluar pati një bisedë shumë serioze me nënsekretarin Chollet.

"Ai më tha se Amerika synon të ndërmarrë hapa shumë seriozë drejt formimit të ZSO-së. Ata e kanë udhëhequr procesin drejt saj, jo me ritmin dhe as afër dinamikës që do të donim. Duam vetëm t'ju kujtojmë për faktin se Amerika as formalisht nuk është garantuese dhe as nënshkruese e Marrëveshjes së Brukselit, këtë duhet ta kishte bërë BE-ja 10 vjet më parë dhe falë tyre që u angazhuan në çështjen e ZSO-së më shumë se shumë vende evropiane dhe që ndihmuan për të ndalur përshkallëzimin. Në dhjetor Escobar deklaroi publikisht se Asociacioni do të formohet me Kurtin ose pa të, të shohim se shpejt do të realizohet.” – ka deklaruar ai.

Në Washington, siç citohet të ketë thënë ai, kërkoi sanksione për Kurtin dhe “kursin e tij ekstremist” dhe pretendi se Serbia çdo ditë tregon se çfarë po bën Prishtina.

“Si SHBA-ja dhe BE-ja kanë mekanizma që shpresoj se do t'i përdorin në një masë shumë më të madhe në periudhën e ardhshme për të joshur Kurtin dhe qeverinë atje në një kurs të vërtetë të normalizimit të marrëdhënieve.” – tha ai.

Ndërkaq, në lidhje me takimin mes tyre javën e kaluar foli edhe vetë Chollet.

Ai tha se gjatë takimit kanë biseduar për rëndësinë e implementimit të zotimit për marrëveshjen që u arrit në Ohër.

Kjo sipas Chollet, është mënyra që të shënohet progres në rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Po ashtu, zyrtari i lartë amerikan ka thënë së ka falenderuar Serbinë edhe për mbështetjen e Ukrainës.

“E mrekullueshme të takosh ambasadorin Marko Gjuriq, me të cilin sot bisedova mbi rëndësinë e zbatimit të zotimit për marrëveshjen e BE-së në Ohër, në mënyrë që të shënohet progres në ambiciet serbe drejt BE-së. Falënderova Serbinë për mbështetjen e Ukrainës.” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat