Ambasadori gjerman e dënon plagosjen në veri, lavdëron reagimin e policisë

Aktuale

Ambasadori gjerman e dënon plagosjen në veri, lavdëron reagimin e policisë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 10:52
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar incidentin e ndodhur të hënën mbrëma në veri, ku mbet i plagosur një qytetar serb.

Rohde megjithatë, e ka mirëpritur reagimin e Policisë së Kosovës për të hetuar rastin gjerësisht, ani pse përfshirja e zyrtarëve policorë fillimisht ishte mohuar nga ta.

”Jam plotësisht dakord. Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë të shohësh se Policia e Kosovës ka reaguar duke hetuar gjerësisht rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë“, ka shkruar ambasadori gjerman, të mërkurën në rrjetin social Twitter.

Ai është pajtuar me reagimin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë e cila dënoi incidentin, duke thënë se ishin të përfshirë edhe zyrtarë të policisë.Policia e Kosovës të martën ka suspenduar katër zyrtarë të saj në lidhje me incidentin, ndërsa njëri nga ta dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat