“Ti koke katastrofë, komunist i pastër”, Haradinaj përplaset ashpër me analistin

Aktuale

“Ti koke katastrofë, komunist i pastër”, Haradinaj përplaset ashpër me analistin

Më: 12 prill 2023 Në ora: 11:06
Ramush Haradinaj dhe Gazmir Raci

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, e ka quajtur “komunist e katastrofë”, analistin e emisionit Rubikon, Gazmir Raci.

Teksa po bisedonin për ekonominë në emision, Haradinaj e pyeti Racin “në çfarë koncepti ekonomik beson”, ai ia ktheu “në ekonomi të lirë të tregut”, aty Haradinaj i tha “jo valla t’i komunist koke i pastër”.

“Pse komunist?”, e pyeti Raci ish-kryeministrin Haradinaj.

Tutje analisti vijoi se “kryeministri aktual ka trashëguar kontrata të shpronësimeve që kanë pas mi kriju buxhetit të varfër probleme të mëdha”.

Më pas, Haradinaj sërish e quajti analistin komunist.

“Ti je ka flet prej livadhit…katastrofë je çka je ka flet, veç nëse je komunist në ideologji”.

@gazetademos #ramushharadinaj #aak #debat #aak #albinkurti #gazetademos ♬ original sound - GazetaDemos
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat