Qeveria ndan 287 mijë euro për delegatët e legjislaturës së vitit 1990

Aktuale

Qeveria ndan 287 mijë euro për delegatët e legjislaturës së vitit 1990

Më: 12 prill 2023 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për miratimin e kompensimit financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

Zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi, tha se me këtë vendim parashihet që të ndahen mjete në vlerë prej 287 mijë euro.

“Ministri e Financa Punës dhe Transfereve ka propozuar për miratim vendimin për miratimin e kompensimit financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës të vitit 1990”.

“Mjetet financiare në vlerën prej 287 mijë euro ato do të ndahen proporcionalisht sipas numrit të deputetëve. Për ata deputet që kanë ndërrua jetë përfitojnë bashkëshorti ose bashkëshortja, fëmijët deri në moshën 18, dhe nëse fëmijët janë në studime deri më moshën 26 vjeçare”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat