Shkarkohet Dedaj - Emërohet bordi i përkohshëm i ndërmarrjes publike “TrainKos”

Aktuale

Shkarkohet Dedaj - Emërohet bordi i përkohshëm i ndërmarrjes publike “TrainKos”

Më: 12 prill 2023 Në ora: 12:28
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka propozuar sot në mbledhjen e qeverisë shkarkimin e Nol Dedajt si kryesues i ndërmarrjes Publike “TrainKos” përkatësisht emërimin e bordit të përkohëshem.

Propozimi i saj është miratuar nga qeveria si rrjedhojë të emëruarit e Bordit të Përkohshëm të “TrainKos” janë Riza Spanca kryesues, Astrit Mehaj, Hasan Preteni dhe Shaban Neziri anëtarë.

“Neni 19.3 I ligjit për ndërmarrje publike i kërkon qeverisë të shkarkojë anëtarët e Bordit të Drejtorëve për të cilat ka arsye për të besuar se kanë shkelur detyrat feduciare (për vepruar me ndershmëri më të lartë ndaj ndërmarrjes)”.

“Sipas nenit 17.2 të Kodit të Etikës dhe të qeverisjes korporative kryesuesi është përgjegjës për udhëheqjen e Bordit duke siguruar efikasitetin të gjitha aspektet e rolit të tij, dhe vendosjen e vitit 2022. Bordi është formuar për t’i kërkuar përgjegjësi për rënien e vazhdueshme  performancës dhe shkeljet e evidentuara nga Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit 2016-2021 dhe nuk ka marrë masa të domosdoshme të shpenzimeve në raport të hyrat e ndërmarrjes”.

“Tre anëtarë të Bordit kanë dhënë dorëheqje duke njoftuar  aksionarin se e kanë të pamundshme të përmbushin detyrat feduciare për shkak të mos pajtimeve me kryesuesin për organizimin e punës së Bordit dhe pamundësimit të vendimeve të domosdoshme dhe urgjente për ndërmarrjen. Dy anëtarë të tjerë kanë dhënë dorëheqje më herët për shkaqe personale, kështu kryesuesi ka mbetur i vetmi anëtar i Bordit”.

“Këto rrethana japin arsye për të besuar se kryesuesi i Bordit ka shkelur detyrat feduciare dhe nuk i ka përmbushur përgjegjësit e parapara…rrjedhimisht propozojë shkarkimin e Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes përkatësisht të kryesuesit si anëtar të vetëm të mbetur z.Nol Dedaj“, deklaroi Rizvanolli.

“Tutje propozoj emërimin e një bordi të përkohshëm, i cili do të shërbejë deri në emërimin e bordit me mandate të rregullt, por jo më gjatë se 6 muaj me përbërje si në vijim z.Riza Spanca kryesues, Astrit Mehaj anëtar, Hasan Preteni anëtar dhe Shaban Neziri anëtar“, ka thënë ministrja.

“Kundër nuk ka, abstenim nuk ka konstatojë që miratohet kërkesa”, tha kryeministri Kurti derisa mbylli mbledhjen e qeverisë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat