Haxhiu për zgjedhjet në veri: Institucionet e sigurisë e vlerësojnë situatën, Qeveria vendos

Aktuale

Haxhiu për zgjedhjet në veri: Institucionet e sigurisë e vlerësojnë situatën, Qeveria vendos

Më: 12 prill 2023 Në ora: 13:22

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për mundësin e mosmbajtjes së zgjedhjeve në veri të vendit me 23 prill.

Sipas saj, u mbetet institucioneve të sigurisë që të vlerësojnë situatën, e më pas Qeveria do të marrë vendim për zgjedhjet.

Sa i përket zgjedhjeve në veri, ne i bindemi kërkesave të KQZ dhe vendos në bazë të rekomandimeve të institucioneve të sigurisë. Në momenti që do të kemi informacione të tilla, atëherë do të japim qëndrimin tonë. Në momenti që institucione e sigurisë do të thonë që nuk duhet të mbahen zgjedhjet, atëherë Qeveria do të vendos”, tha ajo.

Sa i përket plagosjes së qytetarit serb në veri ministrja sqaroi se Policia e Kosovës ka bërë një punë të jashtëzakonshme për këtë rast.

Siç e dini për këtë çështje ka reaguar ministri Sveçla, është bërë një punë e jashtëzakonshëm për zbardhjen e rastit të plagosjeje së qytetarit serb”.

Policia e Kosovës është për të ofruar mbrojtje për qytetarët. Katër policë janë suspenduar, të katër zyrtarë policorë janë në mbajte, njëri nga ta për tentim-vrasje dhe tre të tjerë për mosraportim të tentim vrasjes”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat