Qindra qytetarë protestojnë kundër Policisë së Kosovës te Ura e Bistricës

Aktuale

Qindra qytetarë protestojnë kundër Policisë së Kosovës te Ura e Bistricës

Më: 12 prill 2023 Në ora: 15:12
Protesta e serbeve

Qindra qytetarë nga Zveçani dhe Mitrovica e Veriut e nisën një marsh të thirrur nga Marina Jovanoviq, bashkëshortja e Millanit që u qëllua me armë zjarri nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ata ecën përgjatë rrugës kryesore Zveçan-Rashkë dhe mbajtën pankarta ku shkruhej “Largohu nga këtu”, “Evropa po gjuan kundër nesh”, e të tjera.

Protestuesit po lëvizin drejt urës së Bristricës ku mbeti i plagosur qytetari Millan Jovanoviq.

Image
Protesta e serbeve

Fillimisht, Policia e Kosovës e kishte mohuar se ishte përfshirë në këtë tentim-vrasje por më pas e kishte pranuar.

Katër policë kanë mbetur të arrestuar pas rastit, tre prej të cilëve për mos-raportimin e këtij krimi.

Në krye të kësaj proteste është znj. Marina Jovanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat