E pështirë, gazetari nga Bujanoci për Valon Sylën: Në Serbi këtyre ua shohim fotografinë në bandera

Aktuale

E pështirë, gazetari nga Bujanoci për Valon Sylën: Në Serbi këtyre ua shohim fotografinë në bandera

Më: 12 prill 2023 Në ora: 16:01
Nexhat Behluli

Gazetari nga Bujanovci, Nexhat Behluli ka bërë një reagim të pështirë për rastin e sulmit fizik ndaj kryeredaktorit të gazetës “Metro”, Valon Syla.

Behluli në vend të dënimit të një akti të tillë brutal ndaj një gazetari, ka zgjedhur gjuhën e Sheshelit për të ofenduar e sharë Valon Sylën.

Ai ka shkruar me një fjalor banal duke thënë se në Serbi gazetarëve si Valon Syla “ua shohim fotografinë në bandera”. Derisa në postimin e tij e ka përfshirë edhe Arbana Xharrën, gazetare që ishte përballur gjithashtu me një sulm fizik kohë më parë.

Reagimi i tij:

Nuk ban mi tarashkat se ju vjen era, qelben 🤮

Gazetar dhe analista në Kosovë që hajnë m**t kundër shtetit, fejës dhe gjithëçkafit sepse ata i dalin Zot shprehjes së lirë por nuk bajnë dertin se lëndojnë dhe ofendojnë ndjenjat e të tjerëve, nuk ban mi tarrashkat se qelben sikur qenefa, madje edhe viktimizohen pastaj ju dalin në përkrahje organizata dhe ambasada të huaja !

● Në Serbi përshembull ktyne që dhihen

për goje kundër shtetit dhe fejës, nuk i rrehin ama shpesh jua shohim foton nëpër bandera !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat