Reagimet rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK/ Valon Syla tregon detaje se si u sulmua mbrëmë nga tre persona

Aktuale

Reagimet rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK/ Valon Syla tregon detaje se si u sulmua mbrëmë nga tre persona

Nga: M.L. Më: 12 prill 2023 Në ora: 16:30
Valon Syla

Gazetari Valon Syla ka reaguar publikisht në profilin e tij në Facebook rreth sulmit fizik që iu bë mbrëmë nga tre persona.

Syla me këtë rast ka përshkruar gjithë ngjarjen, duke thënë se sulmi me çdo gjasë ka të bëjë me reagimet e tij rreth 'Mulla Mercedesit' dhe ngjarjeve në BIK, që duket se nuk iu ka pëlqyer fare dhe kështu sipas tij, ka nxitur këtë komunitet të militanteve islamik të organizojnë sulm fizik të paramenduar.

Kjo tregon se këta predikues fetarë, e hoxhallarë që nxisin dhunë e prodhojnë kësi militantizmi shpërblehen me mercedesa, nga shefat e Bashkësive Fetare, dhe duke i shpërblyer përgatiten të ushtrojnë dhunë dhe frikësim te të gjithë ata që nuk i përcjellin dogmat e tyre”, shkroi Syla mes tjerash.

Postimi i plotë:

Ju kërkoj ndjesë, që me vonesë po shkruaj publikisht. Por dua të ju them se jam mirë dhe ju falënderoj për mbështetjen e madhe, miqve, institucioneve të vendit e kolegëve gazetarë.

***

Ishim në debat te Lleo në Pressing, dhe sulmuesit na kishin prej se kemi dale nga ndërtesa e T7 duke na u përcjellur me veturë nga pas, deri të vendi ku jemi ndalur, unë Ilir Mirena dhe Leonard Kerquki për takim edhe me disa gazetarë të tjerë pas debatit.

Këtë here e kishim zgjedhur kafiterinë Image në Breg të Diellit për tu takuar. Dhe pikërisht para shkalleve duke hy ne lokal u sulmova nga 3 persona, në dukje islamik fanatik.

Sulmi me çdo gjasë ka të bëjë me reagimet e mia rreth 'Mulla Mercedesit' dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pëlqyer fare dhe kështu ka nxitur ketë komunitet të militanteve islamik të organizojnë sulm fizik të paramenduar.

Nuk e di a i ka porositur ndokush, por kjo mjaftoi që te pësoj lëndime të rënda në kokë, dhe në dorën e majtë.

***

Ajo që më shqetëson personalisht në këtë rast është që reagimet përpos që ishin të faktuara, kishin dhe doza të theksuara të humorit. Dhe kjo nuk po pranohet nga një komunitet islamik qe sillet me tipare mesjetare dhe nuk po arrin të pranoj humorin dhe fjalën e lirë, shpalos te ata zymtësinë e theksuar te mendimit dhe mentalitetit të tyre.

Po ashtu tendenca e tyre që dhunshëm të imponohen që të arrijë objektiva të errëta dhe fanatike deri në shkeljen e të drejtave më bazike të njeriut, tregon taktikën e tyre kryesore që është frikësimi i masave dhe me sulme sikur ndaj tipave si unë, mundohen ti frikësojnë të gjithë ata që janë në dy mendje.

Kjo tregon se këta predikues fetarë, e hoxhallarë që nxisin dhunë e prodhojnë kësi militantizmi shpërblehen me mercedesa, nga shefat e Bashkësive Fetare, dhe duke i shpërblyer përgatiten të ushtrojnë dhunë dhe frikësim te të gjithë ata që nuk i përcjellin dogmat e tyre.

Feja është e rëndësishme dhe njerëzimi nuk kishte me arritë këtu ku është pa të mirat e fesë. Po ashtu Islami thuhet se nënkupton paqe. Por jo edhe liri.

Unë jam Valon Syla dhe jam libertarian me bindje. Mua dhe kosovarëve si unë nuk ju nevojitet paqja, pa liri.

Kosova është e lirë. Fjala është e lirë.

Frikësimi i masave, dhuna dhe të gjithë ata që predikojnë kundër lirive dhe veprojnë si përcjellës të kësaj fryme fanatike, nuk janë as për paqe dhe as për liri. Ky është rreziku që po na kanoset të gjithëve si kosovarë.

Andaj flisni dhe mbron lirinë. Por mos e harroni as sensin e humorit.

Faleminderit edhe një herë.

#albanologji

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat