Plagosja e serbit në Zveçan/ Eksperti i sigurisë: Kjo ngjarje nuk i duhej Kosovës

Aktuale

Plagosja e serbit në Zveçan/ Eksperti i sigurisë: Kjo ngjarje nuk i duhej Kosovës

Më: 12 prill 2023 Në ora: 16:41
Bedri Elezi

Analisti i sigurisë Bedri Elezi, analizoi zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa theksin kryesor e vuri tek incidenti  i së hënës ku një qytetar serb mbeti i plagosur. Gjatë intervistës për “Ballkan Update” në Abc News, eksperti u shpreh se kjo ngjarje nuk i duhej Kosovës.

“Në veriun e Mitrovicës ka ndodhur një ngjarje, e cila më së paku do t’i duhej Kosovës. Kjo vjen në kohën kur Kosova po përgatitet për të zhvilluar zgjedhje lokale. Ky rast mund të shkaktojë më shumë incidente dhe pasoja mes palëve, sidomos ditëve të fundit”, u shpreh ai.

Ai thotë se ky incident u jep të drejtë serbëve të shtojnë akuzat ndaj Policisë së Kosovës për dhunë ndaj serbëve.

“Padyshim në vazhdimësi Beogradi zyrtar ka trumbetuar se policia ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve serbë. Policia për pos se ka bërë një veprim të gabuar, ndërsa gabimi i dytë është se e mohoi këtë rast dhe më pas  veproi duke arrestuar pjesëtarë të saj”, theksoi ai.

Më tej, ai tha se institucionet e Kosovës duhet të tregojë kujdes për llojin e informacioneve që duhet të shpërndajë për publikun.

“Institucionet e Kosovës, duhet të kenë kujdes se çfarë informacione duhet të ndajnë me publikun. Kosova duhet të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat