Miftaraj: Qeveria s`mundet me kaq indiferencë ta trajtojë pjesën veriore

Aktuale

Miftaraj: Qeveria s`mundet me kaq indiferencë ta trajtojë pjesën veriore

Më: 12 prill 2023 Në ora: 17:14
Ehat Miftaraj

Drejtori i institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar Qeverinë Kurti me trajtimin që po bën pjesës veriore të vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar duke thënë se Kurti duhet ta themelojë një komision ekzekutiv për t`i menaxhuar problemet që po i shkakton MPB-ja në veri.

Sipas tij, Qeveria nuk mundte ta trajtojë në këtë mënyrë atë pjesë të vendit.

“Kryeministrit Kurti si ka mbet tjeter veq me themelu edhe nje Komision Ekzekutiv per pune te brendshme, me i menaxhu dhe amortizu problemet qe po i shkakton ministri i puneve te brendshme per shkak te jo kompetences. Qeveria nuk mundet me kaq indiference me trajtu pjesen veriore te shtetit”, ka shkruar Miftaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat