Rrëfimi i studentes e cila tregon për sjelljet abuzive të Bekim Bejtës

Aktuale

Rrëfimi i studentes e cila tregon për sjelljet abuzive të Bekim Bejtës

Më: 12 prill 2023 Në ora: 17:18
Zana Mala

Më datë 30 mars Gazeta ka publikuar ankesat e studentëve të degës “Gjuhë dhe Letërsi Angleze” drejtuar Këshillit të Etikës, kundrejt profesor Bekim Bejta.

Në një prononcim rektori, Qerim Qerimi kishte hezituar të tregoj nëse do ta suspendojë profesorin.

Sot Senati i Universitetit të Prishtinës ka supsenduar, Bekim Bejtën.

“Largimi i përkohshëm nga puna i prof. Bejta, do të zgjasë më së shumti gjashtë (6) muaj, deri në përfundimin e procedurës disiplinore të iniciuar në Këshillin e Etikës dhe marrjen e vendimit përfundimtar nga ky organ kompetent i Universitetit”, thuhet në komunikatën e Parlamentit Studentor.

Gazeta ka intervistuar ish-studenten e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Zana Mala.

Ish-studentja mes lotësh ka rrëfyer eksperiencën e saj me profesor Bejtën, të cilën e ka cilësuar si “të rëndë emocionalisht”.

Ajo ka ndarë edhe një audioincizim ku dëgjohet Bejta duke ofenduar, kërcënuar e bullizuar atë.

Madje, Mala ka treguar se eksperienca me Bejtën e ka penalizuar sa ajo nuk ka mundur as të diplomojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat