Imam Sejdiu: BIK-u s’është organizatë, janë rrah edhe hoxhallarë e reagimi s’është bërë menjëherë

Aktuale

Imam Sejdiu: BIK-u s’është organizatë, janë rrah edhe hoxhallarë e reagimi s’është bërë menjëherë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:48
Bahri Sejdiu

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Bahri Sejdiu ka folur rreth dyshimeve që sulmi ndaj gazetarit Valon Syla mund të ketë qenë nga predikuesit e fesë Islame, pas videove satirike që Syla kishte publikuar.

Imami Sejdiu, ka arsyetuar mosreagimin e BIK-ut për këtë rast duke thënë se ende nuk është e sigurt se sulmi ka ardhur si shkak i deklaratave të tij për fenë, duke theksuar se ajo çfarë ka ndodhur nuk mund të zhbëhet me një deklaratë të BIK-ut.

“Tani na mund të paragjykojmë por kjo mundet mos me u lidh me shprehjen e Valonit për fenë dhe me qenë rast personal. Pasi të dalin gjërat nga kontrolli, është problem të shërohet plaga me një deklaratë. A mundet me zhbë BIK këtë veprim me një deklaratë? Më së shumti ajo çfarë nga intereson si BIK është të promovojmë tolerancën mes njerëzve.  Duhet të kemi kujdes t’i respektojmë bindjet e tjerve.”, ka thënë ai.

Madje ai ka thënë se për këtë rast është dashur të reagoj AGK-ja dhe institucionet e shtetit, jo Bashkësia Islame sepse sipas tij ajo nuk është organizatë dhe ka pasur raste kur hoxhallarët janë rrah dhe s’ka reaguar.

Imam Sejdiu, ka thënë se ky sulm nuk është i mirë për gazetarët e as lirinë e shprehjes, duke theksuar se dhuna nuk është në parimet e Islamit.

Duhet të dihet kush targetohet me atë të shprehur. Prandaj, kjo që ka ndodhur nuk është e mirë për gazetarët e as për lirinë e shprehjes, dhe as për ata njerëz që me euforinë e tyre e kundërshtimin shumë banal i bëjnë më së shumti dëm anës fetare. Çdo dhunë dënohet. Nuk është prej parimeve islame e as besimit tonë, që e keqja të largohet me të keqe. Përkundrazi, ne fenë e kemi këshillë. Feja si e tillë është këshillë për njerëzit. Duhet të respektohet besimi i të tjerëve.”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat