Ukaj thotë se Vuçiq dhe Beogradi janë të involvuar në bojkotimin e zgjedhjeve në Veri

Aktuale

Ukaj thotë se Vuçiq dhe Beogradi janë të involvuar në bojkotimin e zgjedhjeve në Veri

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:50
Fidan Ukaj

Politologu Fidan Ukaj, tha se rasti i ditëve të fundit ku u plagos një qytetar serb nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndezi problematikat të cilat kanë qenë në të kaluarën në veri të vendit.

Ukaj tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Beogradi janë të involvuara në bojkotimin e zgjedhjeve, e për këtë ai përmendi edhe takimin e sotëm të presidentit serb në Rashkë, ku tha se u premtuan edhe miliona euro për komunitetin serb.

“Ne pamë sot një takim në Rashkë mes presidentit serb dhe Listes Serbe dhe kjo flet shumë për bojkotimin që Lista Serbe do t’i bëjë procesit zgjedhor të datës 23 prill. Atje u premtuan edhe miliona euro për komunitetin serb që i bie që presidenti serb dhe Beogradi është i involvuar drejtpërsëdrejti në bojkotimin e këtij procesi zgjedhor. Mirëpo edhe nëse do të ketë një eskalim të situatës në këtë pjesë të vendit, sigurisht që përgjegjësia do të jetë e presidentit Vuçiq dhe e Beogradit siç ka qenë në vazhdimësi edhe në të kaluarën”, tha ai.

Teksa shtoi se nuk duhet të ketë shtyrje të zgjedhjeve sepse sipas tij, nëse do të vazhdojmë të shtyjmë zgjedhjet varësisht nga kërkesat e Listes Serbe, i bie që ne nuk mund të kemi zgjedhje asnjëherë në atë pjesë të vendit.

Ndryshe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot është takuar në Rashkë me serbët nga Kosova.

Ai tha se zgjedhjet janë caktuar edhe pse Beogradi ka kërkuar që fillimisht të formohet Asociacioni, duke pohuar se serbët kanë vendosur të mos marrin pjesë në këto zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat