“As Bibla e as Kurani Kanunit s’kanë mujtë me i dalë përmbi, ka qenë dhe është suprem”, Latifi debaton me Klinakun

Aktuale

“As Bibla e as Kurani Kanunit s’kanë mujtë me i dalë përmbi, ka qenë dhe është suprem”, Latifi debaton me Klinakun

Më: 13 prill 2023 Në ora: 22:10
Abdullah Klinaku dhe Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi ka debatuar në emisionin Pressing në T7 me juristin Abdullah Klinaku lidhur me limitet e fjalës së lirë.

Klinaku tha se mbron vlerat konservatore dhe konsideron se vlerat tradicionale shqiptare kanë krijuar kombin.

“Kjo familja na ka mbrojtur ne dhe ka krijuar luftëra kundër pushtuesve. Nuk kemi pasur shtet, nuk kemi pasur as liderë. Si shoqëri u kemi dalë ballë të gjithave dhe jemi ku jemi”, tha ai.

Këtu reagoi Latifi i cili tha se shoqëria shqiptare ka qenë patriarkale.

“Kemi qenë shoqëri patriarkale ku gruaja është konsideruar si skllave. Këtu Kanuni ka qenë ligji. As Bibla e as Kurani Kanunit s’kanë mujtë me i dalë përmbi, ka qenë dhe është suprem”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat