Limaj për Kurtin: Ai s’është fare në detyrë, Kosova po qeveriset nga një grup seminaristësh

Aktuale

Limaj për Kurtin: Ai s’është fare në detyrë, Kosova po qeveriset nga një grup seminaristësh

Më: 13 prill 2023 Në ora: 22:32
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dështuar në qeverisje dhe se nuk është fare në detyrë.

Sipas tij, Kosova është duke u udhëhequr nga disa njerëz të paaftë të cilët i ka quajtur “grup seminaristësh”.

“Albin Kurti nuk është në detyrë hiç, atje është një grup seminaristësh, që dalin e bëjnë lojë fjalësh. Bëjnë pallavra gjithë ditën, dhe nuk kanë asnjë përgjigje për asnjë punë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Limaj tha se Kurti i opozitës po del të mos jetë “origjinali”, sipas tij Kurti ka pasur kauza të rrejshme vetëm për të arritur në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat