Kurti sot takon Abazoviqin, nënshkruajnë marrëveshjen për shërbime ajrore

Aktuale

Kurti sot takon Abazoviqin, nënshkruajnë marrëveshjen për shërbime ajrore

Më: 14 prill 2023 Në ora: 06:28
Albin Kurti dhe Dritan Abazoviq, foto nga arkivi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot pret në takim Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Me këtë rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë, Abazoviq do të kenë deklarim për media.

Vizita e Abazoviq në Kosovë ka nisur mbrëmë, kur ai vizitoi xhaminë e qarshisë në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat