Abazoviq: Në Prishtinë, ndihem si në shtëpinë time

Aktuale

Abazoviq: Në Prishtinë, ndihem si në shtëpinë time

Më: 14 prill 2023 Në ora: 08:58
Dritan Abazoviq është pritur nga nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Gjatë vizitës në Kosovë, kryeministrin në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është pritur nga nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Rama me këtë rast  i ka dhuruar Abazoviq,  Çelësin e Kryeqytetit.

 E kryeministri malazez, Abazoviq tha se ndihet si të ishte në shtëpinë e tij.

 “Ndoshta në mënyrë simbolike po e ndjejë vetën qytetar të Prishtinës dhe me të vërtetë po e ndjej vetën si në shtëpinë time”, tha Abazoviq.

Abazoviq më pas do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Me këtë rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Kryeministri i Malit të Zi do të takoj po ashtu dy ish-presidentët e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat