Ishte hakuar para 2 jave, kthehet faqja e Hashim Thaçit në Facebook

Aktuale

Ishte hakuar para 2 jave, kthehet faqja e Hashim Thaçit në Facebook

Më: 14 prill 2023 Në ora: 10:25
Hashim Thaçi

Është rikthyer faqja në Facebook e  ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e cila ishte hakuar rreth dy javë më parë.

Faqes i ishte ndryshuar emri nga ‘Hashim Thaçi’ në vetëm ‘Hashim’ e po ashtu ishte ndryshuar edhe fotografia e profilit.

Tani kjo faqe është aktivizuar sërish me emrin Hashim Thaçi.

Faqja nuk ka qenë aktive që kur ish-presidenti dha dorëheqjen për t’u dorëzuar në Hagë.

Rasti ishte raportuar edhe në polici.

Hakimi i faqes në Facebook të ish-presidentit Hashim Thaçi ndodhi pikërisht në ditën kur po marshohej për drejtësi në Prishtinë ndaj Thaçit dhe të tjerëve që ndodhen në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat