Zgjedhja e presidentit të ri, Abazoviq jep garanci në Prishtinë: Qasja e Malit të Zi ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë

Aktuale

Zgjedhja e presidentit të ri, Abazoviq jep garanci në Prishtinë: Qasja e Malit të Zi ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 11:05
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur pas takimit me kryeministrin Kurti, ku u nënshkrua marrëveshja për shërbimet ajrore mes Kosovës e Malit ë Zi.

Abazoviq ka thënë se janë në rrugë të duhur për disa projekte me shtetin e Kosovës, të cilat ai i ka quajtur historike.

Abazoviq po ashtu deklaroi se qasja e Malit të Zi ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, pavarësisht se atje kanë ndodhur disa ndryshime politike.

“Jam mëse i bindur se Kosova dhe Mali i Zi janë shembull në rajon se si mund të bashkëpunohet. Mendoj se jemi në rrugë të duhur për zhvillimin e disa projekteve që unë i quaj “historike”.

“Në Mal të Zi kanë ndodhur disa ndryshime politikë, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë në raport me Kosovën”, tha Abazoviq ndër të tjera në një konferencë për media.

Kujtojmë se pak ditë para zgjedhjeve në Mal të Zi, kryeministri Kurti kishte thënë se po nuk fitoi Gjukanoviq, “rrezikon të shuhet kombi malazez”.

“Nëse fiton kundërkandidati i presidentit aktual, unë besoj që hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez. Konkretisht, fitorja e çfarëdo kandidatëve, jo vetëm këtij (Milatoviç) pro-serb e pro-rus, në zgjedhjet (parlamentare) të qershorit që do të jenë pastaj, do të shënojë fitoren e radhës së Kishës Ortodokse Serbe”, ishte shprehur Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat