Kurti tregon detajet e marrëveshjes për shërbimet ajrore me Malin e Zi

Aktuale

Kurti tregon detajet e marrëveshjes për shërbimet ajrore me Malin e Zi

Më: 14 prill 2023 Në ora: 11:40
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ku gjatë takimit kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbime ajrore ku kryeministri Kurti ka dhënë më shumë detaje për këtë marrëveshje.

Gjatë këtij takimi në prani të dy delegacioneve të dy palët kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbimet ajrore e cila shkruton kohën e fluturimit për 15 minuta më shumë detaje ka dhënë kryeministri Kurti në konferencën për media.

“Marrëveshja me Malin e Zi, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e kohës së fluturimit për 15 minuta”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, Mali i Zi është shtet mik me Kosovën dhe në kohë të vështira i është gjendur shtetit tonë.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim kryeministrin Abazoviq me të cilët biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve. Mundësitë e mira për dy vendet tona ishin në fokus të këtij takimi. Mali i zi e njohu Kosovën në vitin 2008. Jemi mirënjohës që në kohëra më të vështira Mali i Zi u bë strehë për Kosovën në shpëtimin për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që u dëbuan nga regjimi i Millosheviqit…Qytete të shumta i hapën zemrat duke i strehuar refugjatët nga Kosova…Sot qytetarët e Kosovës jo vetëm që kanë pushuar në bregdetin e Malit të Zi, por edhe investitorë të rëndësishëm të cilët i kontribuojnë ndërlidhjes ekonomike mes dy vendeve tona…Sot punojmë ngushtë si dy shtete fqinje për të promovuar paqen e sigurinë”, ka thënë Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat