Gogiq: Vuçiq sillet sikur s’ka ndodhur marrëveshja në Bruksel e Ohër

Aktuale

Gogiq: Vuçiq sillet sikur s’ka ndodhur marrëveshja në Bruksel e Ohër

Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:26
Ognjen Gogiq

“Epilogu i taimit të djeshëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Rashkë, do të dihet vetëm në periudhën e ardhshme”. Këhstu deklaroi politologu Ognjen Gogiq, në programin e mëngjesit të RTK2.

Në këtë takim janë paralajmëruar disa masa të reja, që sipas Gogiq, është një politikë e re ndaj Kosovës, por se si do të zbatohet në praktikë, mbetet të shihet.

“Pra, e gjithë biseda u zhvillua me atë ton, sikur në të vërtetë asgjë të mos kishte ndodhur në Bruksel dhe në Ohër, sikur asgjë të mos pranohej atje dhe sikur asnjë nga ato gjëra të mos kishte lidhje me çështjen e propozimit evropian”, tha analisti Gogiq.

“Për shembull, ndër të tjera ka folur për targat dhe disa propozime të reja nga Serbia për targa dhe masat që Serbia do t'i marrë ndaj targave nga Kosova, nëse nuk miratohen kërkesat e Serbisë, dhe ka injoruar plotësisht faktin se ato janë”, tha ai.

Sipas politologut Gogiq, në Ohër dhe në Bruksel në radhë të parë, në dokumentin që u pranua, një pikë kishte të bënte me çështjen e targave.

“Në fakt duket se po i rikthehemi situatës së vitit të kaluar në nëntor dhe dhjetor, e cila reflektoi me tensione në  tavolinë dhe zgjedhjet në veri të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat