Koci tregon pse flasin rrallë avokatët e të pandehurve për vepra të rënda penale

Aktuale

Koci tregon pse flasin rrallë avokatët e të pandehurve për vepra të rënda penale

Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:35
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka treguar se pse avokatët e të duarve për vepra të rënda penale nuk deklarohen shpesh për publikun

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo ndodh për shkak të frikës dhe opinionit publik.

Ai ka vlerësuar se edhe të pandehurit i kanë të drejtat e tyre.

“Sa herë ndodh ndonjë rast penal që e shqetëson opininon publik, si ta zëmë rasti i sulmit të Valon Sylës, apo edhe raste më të rënda si dhunimit i të miturës apo vrasjet makabre - shumë rrallë e dëgjojmë anën e të pandehurit. Avokatët e tyre nuk deklarohen. A e dini pse ndodh kjo? Avokatët kanë presion! Frikë nga publiku”, ka shkruar ai.

Sipas tij, shoqëria kosovare nuk është demokratike aq sa duhet.

“Nuk jemi shoqëri demokratike sa pretendojmë. Shkojmë prej një ekstremi në tjetrin. Kryesit e veprave penale i kanë të drejtat e veta të garantuara. Në anën tjetër, edhe avokatët kanë obligime profesionale. Prandaj, krijimi i klimës së sigurisë dhe veprimit të lirë e pa presion për avokatët, është i domosdoshëm nëse dëshirojmë shtet ligjor”, ka shkruar Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat