"Për inati të resë le t'më vdes djali, mosni kështu", Sveçla mohon se ka ndarë dhomë për vete në Kampin Belvedere

Aktuale

"Për inati të resë le t'më vdes djali, mosni kështu", Sveçla mohon se ka ndarë dhomë për vete në Kampin Belvedere

Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:42
Xhelal Sveçla

“Mos u nisni me këtë qasjen ‘Për inati të resë, le të më vdes djali’”, tha Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane pyetur nga Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, se a qëndron pohimi i djeshëm i deputetit Rashit Qalaj, se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla, kanë ndarë dy dhoma për vete në Kampin Belvedere të njësisë speciale.

“Deklaratë që nuk qëndrojnë, që i dëgjova edhe dje, nuk qëndrojnë fare. Përndryshe leni këto gjana, nuk i kontribuojnë Kosovës, nuk i kontribuojnë sigurisë, planeve, të cilat realisht janë të përbashkëta”, tha Sveçla në përgjigjen e tij.

“Sa për veriun dhe transparencën, më vjen keq qe nuk mund të jem transparencë 100% sepse është çështje sigurie. Nëse doni ju si deputet, ju keni të drejtë me ditë shumë gjëra. Nëse doni më shumë transparence, duhet të mbyllet për media. Nuk i iki raportimit. Nuk ka problem. Nuk ka të vërtetë te ajo. E dëgjova edhe dje nga një deputet. Ju lus të kini kanale të verifikimit të informatat, na pyesni drejtpërdrejtë, ju përgjigjemi. Por mos flisni për gjëra që nuk janë të vërteta”.

“Nuk është e vërtetë. Na bëni pyetje në kanale zyrtare ose e mbyllim për media. Nuk ka problem se jeni deputet. Por, duhet ta keni parasysh. Mos u nisni prej asaj që ‘Prej inati të resë le të vdes djali’. Vetë kërkesa për transparencë absolute nuk është e duhura. Deklarata që nuk qëndrojnë, që i dëgjova edhe dje, nuk qëndrojnë fare. Përndryshe leni këto gjana, nuk i kontribuojnë Kosovës, nuk i kontribuojnë sigurisë, planeve, të cilat realisht janë të përbashkëta. Qëllimi im përfundimtar është që pasardhësit tim t’i lë një situatë më të mirë të sigurisë se sa që kam trashëguar”, tha mes tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat