Hoti: Në Qeverinë Kurti asgjë s`është punuar, miliona euro janë zhvlerësuar nga inflacioni

Aktuale

Hoti: Në Qeverinë Kurti asgjë s`është punuar, miliona euro janë zhvlerësuar nga inflacioni

Më: 14 prill 2023 Në ora: 13:25
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të investimeve kapitale gjatë këtyre dy viteve.

Ai ka bërë me dije se Qeveria Kurti nuk mund të lavdërohet kur ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro për shkak të rënies së investimeve kapitale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se miliona euro janë zhvlerësuar nga inflacioni.

“Si mund të lavdërohet Kurti për qeverisjen e tij kur ekonomisë së Kosovës sot i mungojnë rreth 500 milionë euro për shkak të rënies së investimeve kapitale më 2021 dhe 2022?! Në dy vite të qeverisjes asgjë nuk është punuar. Miliona euro janë zhvlerësuar nga inflacioni për shkak se janë mbajtur të pashpenzuara në llogarinë bankare të Qeverisë”, ka shkrua Hoti.

Ai ka përmendur disa shembuj të sektorëve me investime kapitale në krahasim me vitin 2021.

“Një çoroditje ka ndodhur tek investimet kapitale në dy vitet e fundit. Janë 88 milionë euro që janë paguar avanse për investime kapitale, që është shumëfish më shumë se në qeveritë paraprake. Besoj se Qeveria duhet dhënë shumë sqarime se me çfarë arsyetime i ka paguar këto avanse. Kur hiqet pagesa për avance, atëherë investimet kapitale janë 21% më të ulëta se vitin paraprak, ndërkaq shkalla e realizimit të tyre është vetëm 47%.”, ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat