Presidentja Osmani takohet me ministrin e Jashtëm të Italisë, diskutojnë për Ballkanin

Aktuale

Presidentja Osmani takohet me ministrin e Jashtëm të Italisë, diskutojnë për Ballkanin

Më: 14 prill 2023 Në ora: 15:06
Vjosa Osmani dhe Antonio Tajani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Përmes një shkrimi në Twitter , Tajani ka thënë se ia ka konfirmuar angazhimin e qeverisë italiane në Ballkan.

“Ia konfirmova presidentes Vjosa Osmani angazhimin e qeverisë në Ballkan. Ne jemi edhe në vijën e frontit në Kosovë për siguri dhe stabilitet me misionin e KFOR-it.

Ne duam të forcojmë praninë tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është BE-ja”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat