Elezi për zgjedhjet në veri: Disa shkolla s’i hapën dyert për votime

Aktuale

Elezi për zgjedhjet në veri: Disa shkolla s’i hapën dyert për votime

Më: 14 prill 2023 Në ora: 18:29
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, thotë se numri i votueseve në katër komunat e veriore nga 750 në 2,000 për vendvotim

Elezi, në Info Magazine, tha se drejtorët e disa shkollave në veri nuk kanë pranuar që ato shkolla të bëhen qendra votime teksa disa të tjerë kanë qenë të gatshëm për bashkëpunim.

“Gjatë këtyre ditëve zyrtarët e lartë komunalë të zgjedhjeve në katër komunat në veri kanë komunikuar me menaxherët e qendrave të votimit me të cilët kemi komunikuar edhe në të kaluarën. Disa prej tyre nuk janë lajmëruar, disa të tjerë kanë gjetur arsyetime të ndryshme se nuk mund të ndihmojnë në këtë proces për hapjen e qendrave të votimit por ka pasur edhe të gatshëm për bashkëpunim me ne”.

“Deri më 17 prill subjektet politike mund të përcjellin emrat për akreditimet e vëzhguesve të tyre ndërkaq për OJQ-të e mediat është deri më 18 prill” u shpreh Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat