Bytyqi: Brenda VV-së dhe Listës Guxo ka përçarje, Basha është fatkeqësia e këtij vendi

Aktuale

Bytyqi: Brenda VV-së dhe Listës Guxo ka përçarje, Basha është fatkeqësia e këtij vendi

Më: 15 prill 2023 Në ora: 10:04
Albana Bytyqi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi tha se brenda koaliconit qeverisës Listës Guxo dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka përçarje që është dalluar kohëve të fundit.

Ajo deklaroi se shkak mund të jetë deklarata e Kurtit, i cili ka thënë se nëse Osmani ka shkelur Gjykatën Kushtetues duhet të shkojë në shtëpi.

“ Ne e dimë shumë mirë se përbrenda Listës Guxo dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka një llojë përçarje dhe presidentja është duke e parë se është duke iu ngushtuar ajo pjesë, apo hapësira që e përfaqëson Lista Guxo. Ne e dimë se presidentja Osmani qëndron pas Listës Guxo. Detaje nuk mund të tregoi, por janë paraqitur disa komente ku mund të rrëzohet Presidentja për shkak se e ka shkel Gjykatën Kushtetuese dhe e kemi parë se Kurti ka thënë se mua nuk më intereson, nëse e ka shkel Kushtetuten ajo lirisht mund të shkojë në shtëpi dhe aty për aty ka filluar përçarja dhe nuk po mundën më me e gjete atë rrethin”.

Ajo ka folur edhe për mendimin e saj për deputetin e VV-së, Dimal Basha.

Bytyqi tha se deputeti Basha është fatkeqësi për Kosovën.

“Dimal Basha është vërtetë fatkeqësia e këtij vendi, i cili po e përfaqëson këtë popull.  Mua më vjen shumë keq dhe beso ndonjë herë ndihna shumë keq që jam pjesë e Kuvendit për shkak të tij. Me deklaratat e tij të cilat po i bënë kohëve të fundit dhe i lëshon disa deklarata të tmerrshme që më vjen mërzi që jam pjesë e Kuvendit”.

Ajo po ashtu tha se nëse do të kishte mundësi atij do t’i ia merrte mandatin e deputetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat