Eksperti i sigurisë reagon ashpër ndaj hoxhës që përdhosi flamurin kombëtar, ka një kërkesë urgjente për Prokurorinë

Aktuale

Eksperti i sigurisë reagon ashpër ndaj hoxhës që përdhosi flamurin kombëtar, ka një kërkesë urgjente për Prokurorinë

Nga: A.M Më: 16 prill 2023 Në ora: 13:42
Mazllam Mazllami

Së fundi, është publikuar një video e Hoxhës Mazllam Mazllami, në të cilën ai ka ofenduar rëndë dëshmorët dhe flamurin kombëtar.

Në këtë video, ai bëri komente edhe për dëshmorët duke folur në mënyrë të ulët.

“Shehid nuk bihet qysh po thotë dikushi... plot shehida jemi ba. U mushë Kosova dëshmorë.” – nis komentin e tij Mazllami.

Për këtë ka reaguar ashpër eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai ka thënë se deklarata e hoxhës është vepër penale "nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Sipas tij, Prokuroria Speciale duhet ta intervistojë menjëherë atë, t’i caktohet masa e paraburimit prej 48 orësh, përcejll “Bota sot”.

“Pra ky Mazllam Mazllami do të duhej të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës dhe menjëherë t’i caktohet masa paraburgimit 48 orësh dhe sipas procedurave duke ia rezervuar një vend në burgun e sigurisë se lartë.” – ka shkruar ndër të tjera Shala në Facebook.

Postimi i plotë

Nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar dhe etnik

1.1 Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike ose kundër cilitdo grupi tjetër që jeton në Kosovë, veprime të cilit mund të prishin qetësinë dhe rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim, i cili zgjat jo më shumë se pesë vjet, ose dënohet me të dyja.

1.2 Nëse veprimet e cekura në nenin 1.1 të kësaj rregulloreje janë kryer në mënyrë sistematike duke përfituar nga pozita apo autoriteti i një personi ose nëse trazirat, dhuna apo pasojat tjera të rënda kanë dalë nga ato veprime, periudha e burgosjes mund të zgjatet në një afat, që nuk është më i gjatë se tetë vjet.

1. 3 Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje a mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo cilitdo grupi tjetër që jetojnë në Kosovë, veprime të cilat mund ta prishin qetësinë dhe rendin publik përmes shtrëngimit, rrezikimit të sigurisë, duke i përbuzur simbolet kombëtare, racore, etnike apo fetare, duke dëmtuar pasuritë e tjetrit ose duke përdhosur monumentet a varrezat, do të dënohet me burgosje në afat, që nuk është më i gjatë se tetë vjet.

1.4 Nëse aktet e cekura në nenin 1.3 të kësaj rregulloreje kryhen sistematikisht ose duke përfituar nga pozita apo autoriteti i një personi ose në rast se trazira, dhuna a pasoja të tjera të rënda kanë dalë nga ato veprime, periudha e burgosjes mund të zgjatet në një afat jo më të gjatë se dhjetë vjet.

Pra ky Mazllam Mazllami do të duhej të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës dhe menjëherë t’i caktohet masa paraburgimit 48 orësh dhe sipas procedurave duke ia rezervuar një vend burgun e sigurisë se lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat