Rohde e quan lajm të mirë zbatimin e ligjit kundër duhanit

Aktuale

Rohde e quan lajm të mirë zbatimin e ligjit kundër duhanit

Më: 17 prill 2023 Në ora: 13:27
Jörn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë

Jörn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, e ka cilësuar si lajm të mirë zbatimin e Ligjit Kundër Duhanit përmes inspektimeve.

Ai përgëzoi ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, duke shtuar se ushqimi dhe birrat janë më të mira pa duhan.

”Lajm i mirë që ministri Peci ka filluar të zbatojë rregulloret ekzistuese të ndalimit të duhanit në restorante, bare etj. përmes inspektimeve të rrepta të pajtueshmërisë. Ushqimi dhe birra janë shumë më të mira duhan rreth jush, dhe shumë më të shëndetshme për të gjithë”, ka shkruar ai në Twitter, të hënën.

Kuvendi i Kosovës ka kohë që e ka miratuar ligjin kundër duhanit, por zbatueshmëria e tij ka qenë problematike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat