Bislimi dhe Murati përfunduan takimet pranverore të Bankës Botërore dhe FMN-së

Aktuale

Bislimi dhe Murati përfunduan takimet pranverore të Bankës Botërore dhe FMN-së

Më: 17 prill 2023 Në ora: 17:16
Foto nga vendngjarja

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Muratin, gjatë qëndrimit në Washington për takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, u pritën nga përfaqësues të lartë të të dyja institucioneve.

Në kuadër të takimeve me Bankën Besnik  , zëvendëskryeministri Bislimi dhe ministri Murati u takuan me shefen menaxhuese të operimeve, Anna Bjerde dhe zëvendës0shefen për Evropë të Bankës Botërore, Antonella Bassani.

Siç u bë e ditur në komunikatë, diskutimet gjatë takimeve u fokusuan rreth situatës ekonomike globale e asaj vendore.

“Një theks i veçantë iu dha planit zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, si dhe projekteve aktuale dhe të mundshme me Bankën Botërore mbi investime infrastrukturore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, u bë e ditur në komunikatë.

Gjithashtu, Bislimi dhe Murati takuan zëvendës-shefin menaxhues të FMN-së, Bo Li dhe shefin e FMN-së për Evropë, Alfred Kammer.

Kosova do të jetë shteti i parë në Evropë që do të përfitojë nga instrumenti më i ri i FMN-së për qëndrueshmëri, i ashtuquajturi “Resilience and Sustainability Trust”. Ky lajm vjen pas negociatave të Qeverisë me FMN-në gjatë vizitës së FMN-së në muajin mars në Kosovë.

Programi i ri i FMN-së në Kosovë përfshin vënien në dispozicion të deri në 260 milionë euro, prej të cilave 100 milionë euro do të jenë në formë të mbështetjes buxhetore, ndërsa 80 milionë euro do të vihen në dispozicion për investime në ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë me erë dhe diellore, me mundësi zgjerimi edhe për 80 milionë euro të tjera.

Ndryshe, takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar mbledhin së bashku ministra të financave dhe ekonomisë, parlamentarë, akademikë, si dhe përfaqësues të bankave qendrore, sektorit privat dhe shoqërisë civile për të diskutuar çështjet me interes global në fushën e zhvillimit ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat