Spahiu skeptik që serbët do të dalin në zgjedhjet e së dielës

Aktuale

Spahiu skeptik që serbët do të dalin në zgjedhjet e së dielës

Më: 17 prill 2023 Në ora: 17:53
Nexhmedin Spahiu

Analisti, Nexhmedin Spahiu, ka thënë në Frontal të T7 se nëse flamuri i Kosovës valon në Beograd atëherë kjo është njohje, edhe pse nuk bëhet zyrtarisht.

Duke folur për planin franko-gjerman, Spahiu është ndalur te pika ku Kosova dhe Serbia duhet t’i kenë zyrat e tyre në Prishtinë dhe Beograd.

“Në momentin që flamuri i Kosovës valon në Beograd atëherë kjo është njohje. Mali i Zi i ka 84 njohje zyrtarisht, por nuk e ka penguar që të anëtarësohet në OKB”, tha Spahiu teksa fliste për marrëdhënie ndërkombëtare.

Po ashtu, Spahiu ka folur edhe për zgjedhjet lokale në Veriun e Kosovës të parapara që të mbahen më 23 prill.

Spahiu është shprehur skeptik që serbët lokalë do të dalin në zgjedhje në mungesë të Valon Sylës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat