Ish-kryesuesi i Bordit: Në KEK po e shohim tashmë një mafi energjetike

Aktuale

Ish-kryesuesi i Bordit: Në KEK po e shohim tashmë një mafi energjetike

Më: 20 prill 2023 Në ora: 13:48
Berat Rukiqi

Ish-kryesuesi i Bordit të KEK-ut, Berat Rukiqi kur është pyetur se a duhet të shkarkohet nga partia në pushtet, Nagip Krasniqi, Rukiqi thotë se shkarkimi është dashtë të ndodhë më herët dhe nuk do t’i kishim pasojat që tashmë janë shfaqur.

“Është dashtë me u shkarku shumë më herët, ne kemi kërkua si parti politike gjatë që të hetohen edhe drejtori i KEK-ut edhe krejt kjo kupola që tani po e shohim se është një mafi energjetike.

Deri në një hetim ne nuk po themi se janë të fajshëm, por së paku të ketë një hetim dhe një llogaridhënie dhe pushteti ta kish bërë këtë më herët nuk do t’i kishim këto pasoja sot, pra ta kish bërë shkarkimin më herët.

 Tash është vonë për shkarkim, tash është koha për me dhënë përgjegjësi politike për këto veprime të këtyre njerëzve që janë dhënë drejtpërdrejt nga pushteti i Vetëvendosjes”, ka pohuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat