Rrezik për përkeqësim të situatës, media ndërkombëtare raporton për zgjedhjet: Shqiptarët mund ta marrin pushtetin në veri!

Aktuale

Rrezik për përkeqësim të situatës, media ndërkombëtare raporton për zgjedhjet: Shqiptarët mund ta marrin pushtetin në veri!

Nga: A.M Më: 23 prill 2023 Në ora: 14:24
Një burrë largohet nga një qendër votimi në veri të Mitrovicës, e populluar kryesisht nga pakica etnike serbe në mes të zgjedhjeve komunale në veri të Kosovës, më 23 prill, - Copyright AFP

Në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq - që të gjitha komuna të banuara me shumicë serbe - po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila mbështetet nga Beogradi, nuk merr pjesë në zgjedhje dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që ta bojkotojnë procesin.

E këto zgjedhje, kanë marrë vëmendjen e medias ndërkombëtare, Euronews, transmeton "Bota sot".

Në artikullim e kushtuar zgjedhjeve në veri, raporton se “bojkoti serb teorikisht do të lejonte që formacionet shqiptare të merrnin pushtetin në katër komunat veriore”.

Shkrimi i plotë i Euronews

Serbët e Kosovës të dielën kundërshtuan zgjedhjet komunale të organizuara nga autoritetet e Prishtinës në veri të territorit, pasi përfaqësuesit e komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet lokale në nëntor.

Bojkoti i zgjedhjeve në katër komunat veriore ku serbët janë shumicë rrezikon të përkeqësojë tensionet që kanë vazhduar muajt e fundit mes qeverisë së Kosovës dhe serbëve.

Zgjedhjet vijnë pas më shumë se një muaj, kur BE njoftoi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës të arritur në Ohër (Maqedonia e Veriut), por që të dy partitë nuk e kanë nënshkruar.

Në 19 vendvotime në veri, mund të votojnë 45,000 votues, rreth 95% e të cilëve janë serbë.

Kryeministri i Kosovës u bën thirrje votuesve të marrin pjesë në zgjedhjet e bojkotuara nga partia kryesore serbe

"Unë i urrej të gjithë ata që marrin pjesë në këto zgjedhje (...) sepse ata e njohin shtetin shqiptar (Kosovën e pavarur, shënimi i redaktorit)", tha Milan Bulatovic, një banor serb i Mitrovicës veriore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij shprehu keqardhjen që “qytetarët serbë të Kosovës nuk po e shfrytëzojnë të drejtën e votës” për shkak të presionit nga Beogradi.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e shpallur në vitin 2008.

Fillimisht të planifikuara për në 18 dhjetor, zgjedhjet u shtynë për në 23 prill pas një sërë incidentesh të dhunshme në veri.

Bojkoti serb teorikisht do të lejonte që formacionet shqiptare të merrnin pushtetin në katër komunat veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat