E akuzoi se e lëshoi punën shkaku i tij, Ramush Haradinaj i kundërpërgjigjet Elez Blakajt

Aktuale

E akuzoi se e lëshoi punën shkaku i tij, Ramush Haradinaj i kundërpërgjigjet Elez Blakajt

Më: 29 prill 2023 Në ora: 14:01
Ramush Haradinaj dhe Elez Blakaj

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur për deklaratat e ish-prokurorit Elez Blakaj. Haradinaj është shprehur se Elez Blakajn e ka respektuar për punën që e ka bërë sa ka qenë në pozitën e prokurorit.

"Të ju them të drejtën në kohën sa ka qenë prokuror e kam respektu. Kur ai nuk ka qenë më në funksion, i kam kthy përgjigje deklarimeve të një personi, jo të prokurorit. Unë nuk e di arsyen se përse prokurori i caktum e ka lëshu vendin. Por unë i përgëzoj ata që po rrinë në punë, që po e kryejnë punën e vet. Ai komunikim me shkrim nuk ka qenë pengesë për ushtrimin e punës së prokurorit atëherë. Unë e kam respektu institucionin,”- ka thënë Haradinaj.

Por kreu i AAK-së thotë se është fakt se ka pasur debat me Blakajn, por jo në kohën sa ky i fundit e ka ushtruar punën e prokurorit.

“Debati im me ish-prokurorin, debati ka ndodhë vetëm pasi ka dhënë dorëheqje dhe nga një vend tjetër më ka cu porosi publike. Kurrë s’ka pasë nevojë jo ai, por asnjë se ka lëshu dikush punën për shkak timin. Jo vetëm kaq por unë kam qenë shembull i bashkëpunimit me ligjin. unë dhe familja ime jemi model për bashkëpunim me ligjin,”- ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat