Profesori gjerman: Vuçiq nuk është i interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

Aktuale

Profesori gjerman: Vuçiq nuk është i interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

Më: 29 prill 2023 Në ora: 16:28
Florian Bieber

Serbia me Aleksandar Vuçiqin nuk po shkon në drejtim të stabilizimin të marrëdhënieve me fqinjët e saj, vlerëson profesori dhe politologu në Universitetin e Grazit, Florian Bieber, në një intervistë me të përditshmen opozitare serbe “Danas”. Të pasinqerta, sipas tij, ishin përpjekjet e fundit për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. “Ne pamë reagimet agresive ndaj kandidaturës së Kosovës në Këshillin e Evropës – si një hap që do të ishte krejtësisht në vijë me Marrëveshjen e Ohrit, të cilën gjoja Serbia u zotua ta zbatojë”,tha ai.

Veç shkeljes së Nenit 4 të Marrëveshjes së Ohrit, Bieber rikujton edhe bojkotin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe – e tëra kjo e dirigjuar nga Beogradi. Andaj, vazhdon të vlerësojë ai, “Vuçiq nuk është i interesuar në normalizimin e njëmendtë të marrëdhënieve duke bërë veçse minimunim për të shmangur presionin nga Perëndimi”.

Edhe në pikturën më të gjerë rajonale, Florian Bieber, vëren “logjikën e njëjtë” me atë të Sllobodan Millosheviqit: mohimi i krimeve të luftës, dhënia e hapësirë të kriminelevë të akuzuar dhe të dënuar të luftës, që tashmë janë liruar.

Bieber ka shumëçka për të thënë edhe për nismën rajonale të Ballkanit të Hapur dhe atë se si Serbia e plason atë në publik. “Në njëfarë mënyre ju mund ta shihni Ballkanin e Hapur dhe iniciativat tjera si përpjekje për të shitur stabilitet. Por, politikanët e tij gjithashtu e promovojnë ‘botën serbe’ dhe provomojnë rolin destabilizues të serbëve në vende fqinje”.

“Deri të zgjidh marrëdhëniet me fqinjët e saj, në veçanti në Veri të Kosovës, (Serbia) nuk mund të jetë burim stabiliteti në rajon dhe rajoni do të mbetet i paqëndrueshëm”, ka thënë Florian Bieber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat