Kurti: Kemi mbështetur rritjen e pagave për 17 mijë punëtorë të sektorit privat

Aktuale

Kurti: Kemi mbështetur rritjen e pagave për 17 mijë punëtorë të sektorit privat

Më: 1 maj 2023 Në ora: 15:22
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Qeveria ka ndërmarrë hapa që prekin direkt jetën e punëtorëve dhe që nxisin punësimin, me theks të veçantë punësimin e grave dhe të rinjve.

Ai shkroi në Facebook të hënën se rreth 5 mijë gra janë punësuar, e nëpërmjet platformës “Superpuna”, është mbështetur punësimi.

Kurti tha se janë rritur pagat e sektorit publik dhe nëpërmjet pakove të ndërmarra, është mbështetur rritja e pagave për 17 mijë punëtorë të sektorit privat.

Po ashtu, kemi rritur pagat në sektorin publik dhe përmes pakove të ndërmarra nga Qeveria kemi mbështetur rritjen e pagave për 17 mijë punëtorë të sektorit privat. Punësimi ka qenë njëri prej prioriteve tona kryesore dhe së bashku me të esenciale janë edhe të drejtat në punë. Në këtë drejtim në vitin e kaluar janë bërë 6316 inspektime nëpër biznese që synim kanë pasur monitorimin e respektimit të Ligjit të Punës dhe ligjeve të tjera në fuqi. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë shqiptuar 153 gjoba për mosrespektim të këtyre ligjeve”, shkroi kryeministri.

Kreu i kabinetit qeveritar tha se Kosova ka vuajtur nga papunësia dhe nga shkeljet e të drejtave në punë, ndërsa shtoi se po punohet në zgjerimin e punësimit dhe në eliminimin e shkeljeve të të drejtave në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat