Sheholli zbulon planin e serbëve në veri të Kosovës: Qeverisë do t’i vështirësohet puna

Aktuale

Sheholli zbulon planin e serbëve në veri të Kosovës: Qeverisë do t’i vështirësohet puna

Më: 1 maj 2023 Në ora: 16:44
Fatmir Sheholli

Gjatë intervistës për “Ballkan Update”, drejtori i Institutit për Marrëdhëniet Ndëretnike në Prishtinë, Fatmir Sheholli tha se në veri të Kosovës do të formohet një lëvizje e re politike serbe. Sipas tij, Lista Serbe nuk do të ekzistojë më politikisht dhe do të ketë një parti të re më popullore.

“Do të shuhet aktiviteti politik i Listës Serbe dhe të gjithë profesorët, doktorët dhe të gjithë iniciativat qytetare do të futen në një lëvizje të përgjithshme popullore në veri të Kosovës dhe kjo do t’ja vështirësojë qeverisë së Kosovës angazhimet e mëtutjeshme të pluralizmit në atë pjesë.

Ne do të ballafaqohemi edhe me ata , të cilët janë në listën e zezë amerikane sepse po të kishte presione Vuçiç nga Amerika që Radoiçiç mos ta ulte afër vetes, jam i bindur që ai nuk do ta linte aty. Por si duket Amerika nuk i bën presione Vuçiçit dhe Radoiçiç ka në mënyrë enorme fuqinë ndaj serbëve në Kosovë.

Nëse kemi pasur vetëm Radoiçiç tani janë bërë 40 mijë në veri të Kosovës. Kjo e fuqizon idenë e cështjes që ka të bëjë me veriun e Kosovës. Prandaj këto janë vështrimet që më duket se serbët e veriut po i japin shumë më shumë rëndësi sesa edhe 6 komunave poshtë lumit Ibër që na sjell në një situatë, që nëse nuk formohet asociacioni, mund të kemi probleme të natyrës tjetër.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat