Hoti thotë se Kurti po negocion statutin e Asociacionit për ta ruajur pushtetin

Aktuale

Hoti thotë se Kurti po negocion statutin e Asociacionit për ta ruajur pushtetin

Më: 2 maj 2023 Në ora: 13:54
Avdullah Hoti

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar takimin e sotëm Kurti – Vuçiq që do të mbahet në Bruksel.

Hoti ka thënë se do t’i kishte kuptuar qeveritarët aktual nëse në bisedat e sotme në Bruksel do të ishte pjesë, marrëveshja finale për njohje reciproke dhe normalizimi midis Kosovës e Serbisë.

Hoti, duke e akuzuar Kurtin, ka thënë se negocimi i statutit të Asociacionit që ndodh sot në Bruksel është veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin.

Sikur bisedat e sotme në Bruksel lidhur me asociacionin të ishin pjesë e “Marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ndoshta do i kisha kuptuar dhe arsyetuar qeveritarët aktual.  Por, pa kurrfarë premtimi për njohje reciproke, e me gjithë atë dhunë që kreu aktual i qeverisë ka përdorur për të kundërshtuar asociacionin, negocimi i statutit të asociacionit që ndodh sot në Bruksel është veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Tutje deputeti i LDK-së, dyshon se ekziston një mundësi të arrihet diçka më e mirë se ajo që parashihet në marrëveshjen e vitit 2015, ku thuhet se statuti i Asociacionit duhet të marrë pajtimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës para se të miratohet nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat