Vjosa Osmani thotë se Kosova nuk guxon t’ia besojë draftin e Asociacionit, ekipit menaxhues

Aktuale

Vjosa Osmani thotë se Kosova nuk guxon t’ia besojë draftin e Asociacionit, ekipit menaxhues

Më: 2 maj 2023 Në ora: 14:59
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret që kryeministri Albin Kurti ta ketë të gatshëm një draft të Asociacionit që ta prezantonte në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo ngase sipas saj, “nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturës ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave”.

Duke komentuar takimin e së martës në mbrëmje ajo shtoi se Kurtit e Vuçiqit të diskutohet për të pagjeturit.

“Pritjet e mia si presidente, është që Republika e Kosovës ta ketë draftin e saj sepse nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturës ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave, pra ta kemi draftin tonë që është në bazë të Kushtetutës”, tha Osmani.

“Çështja e të zhdukurve me dhunë është pika e parë e agjendës nga ajo që është prezantuar nga ana e ndërmjetësve të Bashkimit Evropian. Ky është një hap i rëndësishëm në procesin e dialogut me Serbinë sepse do ta detyrojë Serbinë që t’i hap arkivat, aty ku gjinden edhe arkivat e qindra mijëra të luftës së fundit në Kosovë. Natyrisht kemi shumë dyshime në atë se çfarë do të zbatojë Serbia, megjithatë shpresojmë që pas nënshkrimit të kësaj deklarate të përbashkët nëse nuk bllokohet nga ana e Serbisë, do të përfundojë sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat