GIZ-i gjerman i dhuron MSh-së pajisje për menaxhimin e mbetjeve medicinale në vlerë 208 mijë euro

Aktuale

GIZ-i gjerman i dhuron MSh-së pajisje për menaxhimin e mbetjeve medicinale në vlerë 208 mijë euro

Më: 2 maj 2023 Në ora: 15:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ka nënshkruar me Ministrinë e Shëndetësisë aktin e dorëzimit të pranimit të pajisjeve medicinale për mbeturina medicinale në vlerë prej 208 mijë euro.

Në lidhje me këtë, Vitia tha se sigurimi i pajisjeve për mbeturina medicinale është një kontribut i vlefshëm i Qeverisë Gjermane përmes GIZ, në funksion të menaxhimit më të mirë të këtyre mbetjeve.

Ambasadori Joern Rohde tha se ky është një kontribut për ta ndihmuar menaxhimin e mbetjeve medicinale, për të ndihmuar për një Kosovë më të shëndetshme dhe gjithashtu për ta përgatitur Kosovën për rrugën e saj për në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Me këto pajisje medicinale, do të furnizohen 34 QKMF në Kosovë sikurse edhe një transportues për bartje të këtyre mbetjeve medicinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat