Kjo është pasuria marramendëse e kryeprokurorit Isufaj

Aktuale

Kjo është pasuria marramendëse e kryeprokurorit Isufaj

Më: 5 maj 2023 Në ora: 21:02
Kryeprokurori Blerim Isufaj.

Agjencia Kudër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët publik. Në mesin e tyre është edhe kryeprokurori Blerim Isufaj.

Në AKK, Isufaj ka deklaruar 12 pasuri të paluajtshme, ku vetëm një banesë është në pronësi të bashkëshortes, ndërsa të tjerat janë në pronësi të tij. Ai posedon truall në vlerë 60 mijë euro, banesa e bashkëshortes në vlerë 30 mijë euro, Isufaj ka deklaruar 3 pyje, që të gjithat kanë vlerë 20 mijë euro.

Ai posedon tokë të trashëguar nga babi në vlerë 100 mijë euro, 3 livadhe në vlerë 67 mijë euro, 2 ara në vlerë 60 mijë euro dhe një shtëpi në vlerë 39 mijë e 200 euro.

Image
Grafika

Ndërsa tek pasuria e luajtshme, kryeprokurori ka deklaruar një veturë te tipit Volvo në vlerë 14 mijë euro.

Tek të ardhurat vjetore, Blerim Isufaj ka deklaruar pagën nga Prokuroria e Shtetit që është 3 mijë e 73 euro. Ai ka deklaruar edhe mëditjet për udhëtime zyrtare jashtë vendit, ku vetëm gjatë vitit 2022 nga prokuroria e shtetit ka marrë 842 euro.

Image
Grafika

Isufaj ka marrë mëditje edhe nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për udhëtime zyrtare jashtë vendit, të cilat të gjitha së bashku kanë vlerën 878 euro. Ai gjatë vitit 2022 ka marrë mëditje edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për udhëtime zyrtare jashtë vendit në vlerë 416 euro.

Tek te ardhurat vjetore, Isufaj ka deklaruar kompenzim për shërbime të ligjërimit në Akademinë e Drejtësisë në vlerë 718 euro. Ai gjithashtu ka deklaruar edhe pagat e fëmijëve ku vlera e tyre është 5 mijë e 390 euro dhe 373 euro.

Image
Grafika
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat