2 banesa e një shtëpi, kjo është pasuria e Mimoza Kusarit

Aktuale

2 banesa e një shtëpi, kjo është pasuria e Mimoza Kusarit

Më: 6 maj 2023 Në ora: 12:32
Mimoza Kusari – Lila

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve publik për vitin 2022.

Pasuria është deklaruar edhe nga shefat e grupeve parlamentare.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka bërë të ditur se para të gatshme ka mbi 4 mijë euro.

Kurse, ka njoftuar se ka dy banesa në vlerë prej 200 mijë euro, si dhe një shtëpi në vlerë 65 mijë euro.

Kusari – Lila ka njoftuar se ka edhe një veturë të tipit Mercedes Benz, që ka çmimin 9 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat