Kurti kujton një prej figurave më të rëndësishme politike dhe intelektuale, Fehmi Agani

Aktuale

Kurti kujton një prej figurave më të rëndësishme politike dhe intelektuale, Fehmi Agani

Më: 6 maj 2023 Në ora: 22:46
Fehmi Agani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kujtoi një prej figurave më të rëndësishme politike dhe intelektuale në historinë e Kosovës Fehmi Aganit.

Kurti ka thënë se pesë javë para se të përfundonte lufta në Kosovë dhe të kapitullonin forcat e Serbisë, në ditët e intensifikimit të deportimit të shqiptarëve vendas nga Kosova, autoritetet serbe e likuiduan politikanin dhe intelektualin Fehmi Agani.

Natën e 5 majit, Artimi i kishte njoftuar familjarët se po nisej për të kryer një detyrë me rëndësi. Në shtëpi kishte lënë bashkëshorten Sheribanen dhe djalin e vogël Endritin, motrat e tij Meritën, Venerën e Vlorën, vëllain Kastriotin, babain Sejdiun dhe të ëmën që sapo ia kishte rregulluar varësen e automatikut. I armatosur me atë automatik dhe me dy bomba dore, pas mesnate, Artimi sulmoi një patrullë policore serbe në afërsi të stacionit të autobusëve në Mitrovicë.

Ai vrau tre policë, por njëri prej tyre arriti ta plagoste Artimin, i cili ashtu i plagosur siç ishte, u tërhoq zvarrë deri te shtëpia e Rrahman Bekës nga Dubovci, ku ndonëse iu dha ndihma e parë, Artimi vdiq. Ishte vetëm 23 vjeç. Sot bëhen 25 vite nga rënia e dëshmorit të lirisë Artim Jashari, në mëngjesin e 6 majit 1998 në Mitrovicë”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat