Dy seanca këtë javë, PDK-ja do ta kërkojë shkarkimin e ministres Hajdari

Aktuale

Dy seanca këtë javë, PDK-ja do ta kërkojë shkarkimin e ministres Hajdari

Më: 8 maj 2023 Në ora: 23:34
Blerta Deliu-Kodra

Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave do të mbajë dy seanca plenare.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se kjo parti do ta kërkojë shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari, gjatë seancës e cila do të mbahet të enjten.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo tha se PDK pret që gjatë ditës së enjte ta kenë në rend dite edhe shkarkimin e saj.

“Kjo është kërkesë e PDK-së dhe presim që ta kemi në rend ditë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme që ne i kemi identifikuar në Ministrinë e Industrisë”, tha Deliu-Kodra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat