Sherifi: Për të qëndruar në pushtet zyrtarët e VV-së e normalizojnë edhe tragjedinë

Aktuale

Sherifi: Për të qëndruar në pushtet zyrtarët e VV-së e normalizojnë edhe tragjedinë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 17:00
Bilall Sherifi

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili dje ikjen e qytetarëve e ka cilësuar si gjë normale.

Ai ka rikujtuar qëndrimet e mëhershme të VV-së, që largimin e qytetarëve të Kosovës e vlerësonte si tragjedi për vendin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sherifi ka shkruar se në funksion të qëndrimit në pushtet zyrtarët e pushtetit janë në gjendje të normalizojnë edhe tragjedinë

“Normalizimi i tragjedisë! Ikjen e qytetarëve nga Kosova në kohën e qeverive të mëparshme VV-ja opozitare e quante Tragjedi. Tani të njëjtit njerëz, por tashmë nga pozita e pushtetit, të njëjtin veprim, ikjen e qytetarëve nga Kosova, qeveria e VV-së e quan diçka normale! Pra, në funksion të qëndrimit në pushtet këta janë në gjendje të normalizojnë edhe tragjedinë!”, ka shkruar Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat