Rafuna: Serbia me numrin më të madh të migruesve, Kosova renditet e katërta në rajon

Aktuale

Rafuna: Serbia me numrin më të madh të migruesve, Kosova renditet e katërta në rajon

Më: 11 maj 2023 Në ora: 23:16
Lulzim Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se Kosova është vendi i katërt në rajon për nga numri i popullatës që largohet nga vendi.

“Unë kam pasë rastin me pa edhe një raport një studim që është ba në kuadër të odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor dhe me migrim prinë Serbia. Serbia është shteti që më së shumti popullata imigron, e dyta vie Maqedonia e Veriut, e treta Shqipëria, e katërt është Kosova dhe pas Kosovës, vie Mali i Zi. Domethënë Mali i Zi e ka migrimin më të vogël, ndoshta për shkak të numrit të vogël të popullsisë ose që është i koncentruar në turizëm”, tha Rafuna.

Ai tha se Kosova duhet me qenë më e kujdesshme në temën e migrimit për shkak se e ka numrin më të madh të të rinjve dhe është popullata që konsumon më shumë se Serbia.

“Kosova duhet të duhet me kanë ma e kujdesshme për arsye se ka numrin ma të madh të të rinjve si popullatë dhe është një popullatë që më shumti konsumon, domethënë përkundër që Serbia ka një numër shumë ma të madh të popullatës sesa Kosova, e ka shumë më të vjetër në moshë sesa Kosova dhe ata konsumojnë më pak sesa ne. Për këtë arsye ne duhet ta ruajmë këtë aset që e kemi dhe duhet të investojmë që të mos ta lejojmë të na humb ky aset”, tha Rafuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat