Haxhiu: E vetmja gjë që mund të shpëtojë deri diku fytyrën e kësaj qeverie, është të tërhiqen tani

Aktuale

Haxhiu: E vetmja gjë që mund të shpëtojë deri diku fytyrën e kësaj qeverie, është të tërhiqen tani

Më: 16 maj 2023 Në ora: 23:46
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet tani nga Marrëveshja Bazike, e të shpëtojë me “fytyrë të pastër”.  

Ai i ka quajtur “mashtrues” qeverinë dhe ka thënë se në raport me Serbinë kanë bërë dëme ndaj Kosovës.

“E vetmja gjë që mund të shpëtojë deri diku fytyrën e kësaj qeverie, është të tërhiqen tani”, ka thënë ai.

“Të tërhiqen duke thënë se nuk pranuam Asociacion me kompetenca ekzekutive. Kështu mund të lënë mundësinë që qeveritë që vijnë të tërhiqen kur të vijë propozimi për Asociacion me kompetenca ekzekutive. Mirëpo eksponentë të këtij subjekti thonin “as kësi e as asi””, shtoi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat