Shala: Disa deputetë të pushtetit kanë qëndrim tjetër nga partia

Aktuale

Shala: Disa deputetë të pushtetit kanë qëndrim tjetër nga partia

Më: 17 maj 2023 Në ora: 09:37
Kujtim Shala

Deputeti i LDK-së, njëherit nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, ka thënë se projektligjet nuk po kalojnë për shkak që mazhoranca s’po i bind as deputetët e vet për të votuar.

“Mendoj që shumica nuk po arrin t’i bind deputetët e saj që të votojnë ligjet për të cilat po pyesni ju”, ka thënë Shala.

Sipas tij, duket që disa deputetë kanë qëndrim ndryshe nga partia, për disa projektligje.

“Duket që një pjesë e deputetëve të shumicës ka qëndrim tjetër lidhur me një numër ligjesh”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat