Ministria e Bujqësisë: Nga qershori – 10 milionë euro grant për sistemin e ujitjes

Aktuale

Ministria e Bujqësisë: Nga qershori – 10 milionë euro grant për sistemin e ujitjes

Më: 17 maj 2023 Në ora: 09:44
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mirëpriti në takim Drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Massimiliano Paolucci, me të ç’rast bashkëbiseduan rreth mundësive të thellimit të bashkëpunimit të cilat kanë për synim ngritjen e kapaciteteve bujqësore të vendit përmes investimeve në ujitje.

Gjatë këtij takimi, Ministri Peci tha se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë vendorë e ndërkombëtarë për të zbatuar projekte dhe iniciativa të përbashkëta që për qëllim kanë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

“Me qëllim që t’i adresojmë në mënyrë sa më efikase sfidat e sektorit, Banka Botërore si një partner i rëndësishëm vijon ta mbështes vendin tonë nëpërmjet instrumenteve financiare dhe asistencës teknike, me ç’rast kam kënaqësinë që së shpejti përmes fondeve të Bashkimit Evropian dhe partnerit implementues; Bankës Botërore do ta nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi për një grant të ri në vlerë prej 10 milionë euro për investime në ujitje”, tha mes tjerash Ministri Peci.

Nga ana e tij, z. Paolucci përshëndeti angazhimin e Ministrit Peci në orientimin e politikave zhvillimore për arritjen e objektivave të tij strategjike për avancimin e sektorit bujqësor në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat